“Tok së bashku”, familja e kryeministrit Haradinaj pozojnë të lumtur në një portret familjar (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të jetë pjesë e mediave lidhur me aktivitetet e tij.

Jo pak herë, ai është bërë pjesë edhe e mediave rozë, kur në pah bie jeta e tij familjare jashtë politikës.

Familja e Ramush dhe Anita Haradinajt (Foto: Instagram)

Ka qenë së fundmi bashkëshortja e tij, prezantuesja e lajmeve në RTK, Anita Haradinaj, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, një fotografi të familjes.

Kryeministri së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët, dukeshin mjaft të lumtur në këtë portret familjar.

Na, tok se bashku!!!

A post shared by Anita Mucaj (@amucaj) on Jan 24, 2018 at 9:53am PST

“Na, tok së bashku”, ka qenë përshkrimi që moderatorja Muçaj-Haradinaj ka lënë në fotografinë në fjalë.

Me gjithë angazhimet e shumta si kryeministër, Anita është shprehur se janë më të rralla rastet kur ata mblidhen të gjithë së bashku, megjithatë Ramushi mundohet prapë të gjejë kohën e duhur për t’iu dedikuar familjes./Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login