Si mund të identifikoni simptomat e sëmundjes së Alzheimerit?

Nga kjo sëmundje, por edhe nga format e tjera të demencias sot në botë janë të sëmurë rreth 24 milionë njerëz, posaçërisht janë të rrezikuar personat e moshës së shtyrë.

Simptomat shfaqen gradualisht, andaj është shumë me rëndësi që simptomat të identifikohen sa më herët, transmeton Telegrafi.

Sëmundja e Alzheimerit është sëmundje progresive e trurit që përcillet me humbje të kujtesës, aftësisë së të menduarit, por edhe të palëvizshmërisë.

Gjatë disa prej viteve të para simptomat në shumë raste nuk janë dramatike, mirëpo në fazën e mëvonshme pacienti gjithnjë e më shumë ka nevojë për ndihmën e tjetrit.

Simptomat e para të cilat shfaqe janë harresa e ngjarjeve të paradokohshme dhe që më së shpeshti mendohet që janë për shkak të pleqërisë. Mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm, sepse në fazën e hershme sëmundja e Alzhemierit mund të mashtrojë.

Simptomat e sëmundjes janë vlerësimet e gabueshme dhe gjykimet e këqija, paaftësia për të kontrolluar paratë, vështirësia në komunikim, ngatërrimi i gjërave dhe pamundësia e kujtesës së ngjarjeve paraprake.

Vështirësia e marrjes së vendimeve gjithashtu është njëra ndër simptomat e hershmetë kësaj sëmundjeje, ndërkaq me kalimin e kohës së sëmurët nuk mund të dinë cila është dita e javës, data apo viti dhe më së shpeshti nuk mund të gjejnë rrugën për t’u kthyer në shtëpi.

Duke avancuar sëmundja, i sëmuri më nuk do t’i njohë as familjarët e vet dhe ka vështirësi në komunikim me të tjerët. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login