Rita Ora dhe Jay-Z tejkalojnë mosmarrëveshjet, këngëtarja e quan “ylli më i madh në botë”

Rita Ora dhe Jay-Z duket se u kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve nga e kaluara.

Këngëtarja shqiptare dhe moguli i muzikës botërore kaluan gjashtë muaj nëpër gjykata në vitin e kaluar, mirëpo 27-vjeçarja ka vetëm fjalë të mira për të.

(Foto: Getty Images)

“Oh, ai është shumë i mençur. Që nga fillimi, truri i tij punon vazhdimisht, atij nuk i ik asgjë”, citon Metro fjalët e Ritës kur është pyetur për reperin në ndejën para ndarjes së çmimeve Grammy.

“Mendoj se aftësia më e madhe është që të jesh në gjendje të shohësh në 360 shkallë dhe të vazhdosh të jesh ylli më i madh në botë”, ka shtuar këngëtarja.

(Foto: Getty Images)

Kompania e Jay-Z kishte kërkuar dëmshpërblim prej 2.4 milionë dollarësh nga Rita, duke pohuar se ajo e ka shkelur marrëveshjen me ‘labelin’ e tij.

Sidoqoftë, më pas u arrit marrëveshje mes dy palëve dhe këngëtarja shqiptare nënshkroi me Atlantic Records.

(Foto: Getty Images)

“Është thuajse një rilindje e Ritës. Është një lamtumirë e këndshme ndaj të gjitha tyre që nuk kanë besuar tek unë që nga fillimi”, kishte thënë asokohe Rita.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë është duke shijuar sukses të madh në muajt e fundit me këngët “Anywhere” dhe “For You”, kjo e fundit e realizuar në bashkëpunim me Liam Payne, si kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login