Prestigjozia britanike ‘Daily Mail’, del bllof me artikullin për të rinjtë e pasur shqiptarë: Reagon miliarderi nga Azia

Pak ditë më parë prestigjiozia britanike “Daily Mail” ka publikuar një artikull ku shkruante për jetën e luksit që bënin të rinjtë shqiptarë. Duke ju referuar një faqe në rrjetin social instagram “Rich Kids of Albania” Dayl Mail shkruante:  “Vaska të mbushura me para, supermakinat e tyre dhe tigra që mbahen si kafshë shtëpiake. Tani fëmijët e pasur të Shqipërisë duan të tregojnë me mburrje stilin e tyre tepër luksoz të jetës në Instagram”. Ky lajm bëri bujë në të gjitha mediat shqiptare, mes fotove për të cilat dyshimet janë të shumta që nuk mund të jenë të fëmijëve shqiptarë ishte edhe ajo e miliarderit aziatik Jin Gates.

Ndërsa “Daily Mail” e cilësoi si “të pasurin shqiptar”, i riu i quajtur Jin Gates vendosi të reagonte. Ai quhet Jin Gates dhe jo vetëm që nuk është një miliarder shqiptar, por është edhe këngëtar i muzikës “hip-hop”. “Kjo foto qarkulloi kudo dhe shkruhej se unë jam një “fëmijë i pasur shqiptar”. Jam nga Azia dhe s’kam asgjë kundër shqiptarëve, thjesht shkruajini gjërat siç duhet”, sqaroi Jin.  Jin Gates është një miliarder nga Azia dhe kjo duket mjaft qartë nëse bën një vëzhgim në rrjetin e tij social instagram.

Kjo nuk është hera e parë që “Day Mail” publikon foto duke ju referuar të njëjtës faqe në instagram dhe duke e cilësuar jetën e të rinjve shqiptarë si mes luksit.

Dail Mail duket se ka nisur të ngrejë opinionin kundër emigrantëve shqiptarë që hyjnë në territorin e Britanisë së Madhe. Por u desh të reagonte miliarderi aziatik që të zbulohej këtë herë kjo gafë e saj./G.Z-Opinion.al ©

Linku i lajmit ne dayl mail

/ http://www.dailymail.co.uk/femail/article-5250813/The-Rich-Kids-Albania-lavish-lifestyles.html

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login