Pikon në luks – Marina Vjollca gjithnjë duket bukur falë veshjeve me çmime marramendëse (Foto)

Marina Vjollca është një prej personazheve më të komentuara shqiptare.

Bukuroshja e ekranit shqiptar gjithnjë mahnitë me elegancën që reflekton në skenë, por kostoja e këtij shkëlqimi është mjaft e lartë.

Marina në nëj nga puntatat e C’est La Vie është parë duke bartur pantallona të Elisabetta Franchit në vlerë prej hiç më pak se 289 eurosh.

Në finalen e spektaklit të saj, bukuroshja me xhaketën e saj “Bounche” nga Philipp Plein arriti që të rrëmbejë vëmendjen dhe kjo i kushtoi asaj 1242 euro.

Marina edhe në jetën e përditshme tergon anën e bukur të saj. Një nga xhamperët e saj të fundit që u pëlqeu mjaft shumë femrave ishte ai i Alexander McQueen me vija që ka një kosto prej 290 eurosh.

Kurse, për dasmën e saj Marina u përkujdes që në këmbë të bart takat e Jimmy Choo White Suede me kristale në vlerë prej 1495 euro.

Marina Vjollca është e angazhuar shumë me emisione, pasi së fundmi i dha fund beqarisë me hip hop superyllin Getoar Selimi. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login