Për këtë ushtrim ju nevojitet vetëm një minutë: Harrojeni dhembjen e përhershme në shpinë! (Video)

r

Dhembja e përditshme në shpinë do të zhduket në saje të ushtrimeve të cilat zgjasin vetëm një minutë!

Gjithnjë e më shumë njerëz luftojnë me sëmundjet në pjesën e poshtme të trupit. Ditë të gjata në punë, mënyra e jetës ulur, posaçërisht duke punuar në kompjuter, përdorimi i tabletëve dhe celularëve po bëhen përditshmëri jona.

Nëse shpesh ju dhemb shpina, duhet të bëni pauzë për t’u çlodhur, transmeton Telegrafi.

Duke qëndruar çdo ditë ulur pranë kompjuterit lë pasoja në shëndetin tuaj. Pengojeni dhembjen e shpinës duke qëndruar drejt ulur, shpina patjetër duhet qëndrojë drejt.

Duart mbani afër trupit, ndërkaq në nivel të vetullave t’ju jetë skaji i ekranit. Nëse keni mundësi rregullojeni ulësen e karriges që të anojë përpara.

Mirëpo, si t’ia bëjmë dhembjeve në shpinë të cilat i shkakton ishiasi? Vetëm duke ushtruar!

Shikon këto dy ushtrime njëminutëshe të cilat do t’jua eliminojnë dhembjet e shpinës.

/Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login