Nuk merren bashkë: Cili është më i shëndetshëm, shafrani apo xhenxhefili?

Të mirat shëndetësore të xhenxhefilit dhe shafranit janë mirë të njohura, mirëpo shumica këshillojnë që duhet të merren përnjëherë.

Çfarë është më e shëndetshme për trupin tuaj se sa këto dy erëza fantastike?

Varet nga nevojat e trupit tuaj, transmeton Telegrafi.

Xhenxhefili përmban: magnez, vitaminë C, vitaminë B6, kalcium, zink, fosfor, hekur, bakër.

Shafrani përmban: vitaminë B6, kalium, hekur, vitaminë C, kalcium, magnez.

Shafrani ka më shumë hekur sesa xhenxhefili, që është i shkëlqyeshëm për njerëzit të cilët kanë nivel të ulët hemoglobine dhe probleme me metabolizmin.

Xhenxhefili ndihmon që vitaminat dhe mineralet më mirë të absorbohen, gjë që është i rëndësishëm për eshtrat e dobëta dhe aneminë, eliminon simptomat e ftohjes, njollat e pleqërisë, forcon lëkurën, zvogëlon inflamacionin e nyjave, eliminon dhembjet e muskujve, krupën…

Shafrani forcon imunitetin dhe ndihmon te rastet e ftohjeve, thartirës, zbut aknet dhe sëmundjet e tjera të lëkurës, nxit shërimin e plagëve, ul nivelin e sheqerit dhe të kolesterinës së keqe në gjak, ndihmon në luftën kundër tepricës së kilogramëve, pastron mëlçinë, normalizon ciklin menstrual…

Të dyja këto erëza duhet të jenë të përfshira në dietën tuaj, andaj njiheni trupin tuaj dhe mësoni kur dhe cilën erëzë duhet ta përdorni. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login