Me pasaportë të Maqedonisë mund të udhëtohet pa viza në 112 shtete

Sipas rangimit më të ri të pasaportave në botë për nga numri i shteteve ku mund të udhëtohet pa viza, Maqedonia është rradhitur në vendin e 46-të.

Raporti i Henley Passport Index për vitin 2018 radhit sërish Gjermaninë në vendine parë, shtetasit e të cilit mund të udhëtojnë në 177 vende. Pas saj vjen Singapuri, Danimarka, Finlanda, etj.

Më keq të ranguara janë Afganistani, pastaj Iraku, e Siria. Në rajon, më mirë të ranguar janë Greqia, Sllovenia, Bullgaria, Kroacia, Serbia, etj.

Me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtojmë në 112 shtete të botës./Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login