Ky është austriaku që pritet të jetë trajner i Kukësit

Austriaku Peter Pacult është trajneri i ri i Kukësit. Ish-trajneri i Rapidit të Vjenës, Mynh 1860, Lajpcigut, apo dhe Dinamos Drezdenit do të vijojë karrierën në Shqipëri. Pakult pritet të prezantohet sot nga klubi përpara se të marrë drejtimin e ekipit kampion në fuqi të Shqipërisë.

Peter Pacult ka një përvojë 17-vjeçare si trajner. Ai ka shpallur Rapidin e Vjenës kampion në sezonin 2007-2008. Kulmi i tij ka qenë drejtimi i Mynih 1860 në Bundesligën gjermane. 58-vjeçari ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Austrisë si futbollist. Përvoja e fundit si trajner ishte Sibala në Kroaci. Pakult vjen te Kukësi pas shkarkimit të trajnerit serb Malden Milinkovic. Shkak për largimin e tij u bënë rezultatet e dobëta të Kukësit në 2 fazat e para të këtij sezoni.

You must be logged in to post a comment Login