Kush janë Vip-at që viti 2017 i bëri baballarë

Viti 2017 ishte i mbushur me ngjarje të shumta në shoëbizin shqiptar.

Përveç dasmave, që ishin të shumta në numër, nuk munguan as rastet e veçanta, kur shumë prej yjeve përjetuan gëzimin e marrjes së titullit prind për herë të parë.

Shumë këngëtare femra u bënë nëna për herë të parë gjatë 2017-s, ndërsa të shumtë ishin edhe meshkujt këngëtarë që u bënë baballarë për herë të parë gjatë vitit që shkoi.

Ja një një përmbledhje të këngëtarëve që gjatë 2017-s morën për herë të parë titullin ‘baba’, si dhe rrëfimet e tyre ekskluzive.

Majk

Reperi i njohur Majk u bë baba për herë të parë më 19 maj të vitit 2017. Partnerja e tij, Majlinda Zeka solli në jetë një djalë, të cilin dyshja e pagëzuan me emrin Roan.

“2017 ishte një tjetër vit shumë i suksesshëm për mua. Natyrisht më i veçantë është fakti që këtë vit u bëra baba për herë të parë, dhe mund të them se është një nga ndjenjat më të mira në botë”, tha Majk për Telegraf.al.

Ndryshe, ai shpesh ka publikuar fotografi me më të dashurin e tij në rrjetet sociale, duke treguar kështu dashurinë e madhe që ka për të voglin, Roan.

Albatrit Muqiqi

Këngëtari Albatrit Muqiqi u bë baba për herë të parë më datë 8 maj 2017. Bashkëshortja e tij Egzona lindi një vajzë, të cilën dyshja e pagëzuan me emrin Amelia.

“Ky vit ka qenë viti më i mirë i jetës time nga që u bëra baba dhe është viti më i mirë për mua, po ashtu ka qenë një vit mjaft i ngarkuar me projekte dhe koncerte dhe mjaft i suksesshëm”, tha Albatrit Muqiqi për Telegrafin.

Këngëtari Muqiqi dhe bashkëshortja e tij kanë realizuar edhe një set fotografik shumë të veçantë për fundvit, së bashku me më të voglën e tyre.

Besart Halimi

Edhe këngëtari Besart Halimi është bërë baba për herë të parë gjatë vitit 2017. Ilirjana Podrimaj, e cila është bashkëshortja e këngëtarit, solli në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Kaia.

“Vitin 2017 do ta mbaj mend si vitin më të rëndësishëm të jetës time, pasi që për herë të parë u bëra prind. Kënaqësi dhe gëzim më të madh nuk mbaj mend se kam pas ndonjëherë. Është diçka e pa përshkueshme, vetëm atëherë kur e provon, e din saktë se çka është me qenë prind. Jam shumë i lumtur që Kaia tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, pa të cilën me të vërtet, nuk ka kuptim asgjë…”, thotë Besart Halimi për Telegrafin.

Korab Shaqiri

Këngëtari Korab Shaqiri dhe bashkëshortja e tij, Lulkaqela, u bënë prindër për herë të parë më 13 shkurt 2017. Lulkaqela solli në jetë një djalë, të cilin dyshja e pagëzuan me një emër shumë të veçantë. Ata e quajtën të voglin e tyre Alte.

“Jeta ime plot dashuri e buzëqeshje! Qenka mrekulli, që nuk shpjegohet pa e provuar. Alteu sapo ka mbushur dhjetë muaj. Zgjohet herët, para meje dhe Lules dhe ka gjetur mënyrën sesi të na zgjoi edhe neve. Ka filluar t’i belbëzoi, t’i ndërtoi fjalët e para dhe po na kënaq shumë. Nganjëherë përpiqet t’i kap tingujt që dëgjon dhe i shpreh me një intonacion të admirueshëm. Ai dhe familja ime më mbushin mirësi – dashuri!”, tha Korab Shaqiri për Telegrafin.

Këta ishin sa u përket këngëtarëve meshkuj që këtë vit e provuan ndjesinë e të bërit prind. Ata e përshkruajnë këtë si gjënë më të mrekullueshme.

Ndërkohë, kjo listë pritet shtohet me emrat e tjerë VIP që presin të bëhen baba në vitin 2018, ku nga ta mund të përmendin: Besnik Qakën, Ermal Mamaqin, Labinot Gashin, etj. /Telegrafi/

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login