Katër shenjat të cilat tregojnë se keni mungesë magnezi

Një pjesë e madhe e njerëzve nuk janë duke i përmbushur sasitë e rekomanduara të konsumimit të magnezit.

Në fakt, magnezi është në mesin e katër nutrientëve të cilët nuk konsumohen aq sa nevojiten, transmeton Telegrafi.

Por shumë pak njerëz e dinë se magnezi është mineral i rëndësishëm i cili ndihmon në trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.

Por, si ta dini se nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm magnez?

Ka shumë shenja fizike dhe simptoma të cilat shërbejnë si indikatorë se mund të keni mungesë magnezi, e disa nga to i keni në vijim:

Dobësim të muskujve, ngërçe dhe spazma: Kjo për shkak të rolit që luan magnezi në shtrëngimin e muskujve.

Rezistenca e insulinës: Magnezi luan rol në mbi 300 sisteme të enzimave në trup, duke i përfshirë ato të cilat e kontrollojnë sheqerin në gjak

Shtypja e lartë e gjakut: kjo për shkak se magnezi i relakson enët e gjakut dhe e ulë shtypjen e gjakut.

Rrahjet e parregullta të zemrës: Magnezi luan rol në shtrëngimin e muskujve, dhe kështu edhe në shtrëngimin dhe pulsin e muskujve të zemrës. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login