Ju lodhen sytë përpara celularëve dhe kompjuterave? Këto janë disa këshilla se si ta mbroni shikimin

Na ndodh shpesh të ulemi përpara kompjuterit, apo të shohim ekranin e celularit tonë dhe të na vijë për gjumë, apo të mos i shohim më gjërat që lexojmë në mënyrë të qartë. Kjo ndodh për shkak se sytë tanë lodhen nga rrezet që lëshohen prej pajisjeve elektronike dhe ekspozimet e vazhdueshme ndaj rrezeve të këtyre pajisjeve e dëmtojnë vazhdimisht shikimin. Ndaj, në këtë material ju do të mund të lexoni disa mënyra të thjeshta, bashkë me këshillat përkatëse, se si ta mbroni shikimin tuaj nga celularët apo kompjuterat.

  1. Përshtatni ndriçimin e ambientit. Sigurohuni që ambienti ku punoni apo studioni, të ketë ndriçimin e përshtatshëm me dritë jo shumë të fortë.
  2. Mbani largësinë e duhur nga celulari apo kompjuteri. Qëndroni minimalisht 40-70 cm larg ekranit të tyre, aq sa gishtat e duarve tuaja të prekin ekranin me krahët e shtrirë përpara.
  3. Përshtatni ndriçimin e ekranit. Ndriçimi i ekranit duhet të jetë i ngjashëm me ndriçimin e ambientit dhe sfondi nuk duhet të ketë ngjyra të ndezura.
  4. Zmadhoni shkronjat. Shkronjat duhet të jenë të një madhësie të përshtatshme që të mos keni vështirësi kur lexoni apo shkruani një tekst.
  5. Mbajeni ekranin të pastër. Fshijeni ekranin e kompjuterit apo smartphone-it tuaj që të shmangni lodhjen e syve nga reflektimi i fortë i ekranit.
  6. Zbatoni parimet ergonomike. Pozicioni juaj para kompjuterit duhet të jetë i tillë që trupi juaj të jetë drejt dhe shikimi të bjerë pingul mbi ekranin.
  7. Hapja dhe mbyllja e syve. Hapja dhe mbyllja e shpeshtë e syve 10-20 herë në minutë, shmang tharjen, irritimin dhe lehtëson fokusimin e syve.
  8. Ndiqni rregullin 20-20-20. Çdo 20 minuta largojini sytë nga ekrani dhe shikoni në një distancë 20 milje larg (afërsisht 6 metra më larg) për të paktën 20 sekonda.
  9. Bëni ushtrime të syve. Duke e mbajtur kokën drejt dhe palëvizur, lëvizni sytë lart-poshtë, majtas-djathtas dhe në mënyrë rrotulluese për 1-2 minuta.
  10. Bëni një vizitë tek mjeku okulist. Nëse keni skuqje, tharje apo irritim të syve nga pozicioni para ekranit të kompjuterit, laptopit apo celularit tuaj, bëni mirë të shkoni për një kontroll tek një mjek okulist. / Bota.al

You must be logged in to post a comment Login