Ivanov në 14 faqe arsyeton mosnënshkrimin e Ligjit të gjuhëve

Pas refuzimit të presidentit Gjorge Ivanov për ta nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për më 29 janar është caktuar seanca plenare ku do të votohet sërish nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë.

Presidenti Ivanov ka theksuar se gjatë sjelljes së këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian, që me shumicë të thjeshtë të sillet Ligji për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mosnënshkrimin e Ligjit të gjuhëve presidenti Ivanov e arsyeton me 14 faqe, të cilat i ka dorëzuar tek deputetët.

Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar dhe përmban 25 nene. Ndërsa nëse më 29 janar votohet sërish, atëherë presidenti nuk ka të drejtë ta kthejë, por duhet ta nënshkruajë./Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login