Dolën kundër inceleratorit të plehrave, policia arreston protestuesit

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi protestuan kundër ndërtimit të inceleratorit të plehrave. Personat e arrestuar akuzohen se kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, si dhe kanë kundërshtuar efektivët dhe penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Emrat e të arrestuarve

1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.
2.Eridjon Janji, 32 vjeç.
3.Bledjon Bita, 43 vjeç.
4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.

Policia në një njoftim për mediat thotë se : Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

 

You must be logged in to post a comment Login