Dardanët Kishin Qytetërim Shumë Shekuj Para Qytetërimit Helen Dhe Të Parët Ndërtuan Kishat E Krishtera

Kosova mund të jetë djep i krishterimit në Ballkan, në Evropë dhe më gjerë, sipas gjetjeve arkeologjike në Kosovë, në qytetin paraantik dhe antik të Ulpianës. Zbulimi është bërë para 3 vitesh nga një ekip i arkeologëve turq, të cilët konfirmuan gjetjen e themeleve të tempullit kristian në zonën e vetme të hulumtuar arkeologjike të Ulpianës.

Pjesa që i ngjanë një mozaiku  thuhet se ishte vendi i pagëzimores.

Udhëheqësi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë tempull, turku Haluk Cetinkaya beson se këtu ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë dhe jo vetëm në Ballkan.

Një pjesë e Kishës ishte zbuluar më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara.

“Jam i bindur, sipas teksteve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtorëve Flori dhe Lauri që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm”, tha Cetinkaya, citohej nga mediat me 2015.

Flori dhe Lauri ishin dy vëllezër të lindur në Konstandinopojë dhe punuan në ndërtimin e tempullit pagan në Ulpianë, sipas Cetinkayas.

Deri në kryerjen e një mrekullie mjekësore, identiteti i tyre kristian nuk qe zbuluar, por pas saj, ata u hodhën në një pus dhe u martirizuan në shekullin e dytë.

Sipas këtij arkeologu, krishterizmi ishte përqafuar gjerësisht në Dardani, e cila kishte rënë nën sundimin romak vetëm në vitin 28 para Krishtit.

Sipas Cetinkajës dhe arkeologëve të tjerë, gjetjet arkeologjike në Ulpianë dëshmojnë praninë e dardanëve nga fillimi i shekullit XIV (1390) para Krishtit.

Kjo na çon në përfundimin se shqiptarët kishin qytetërim rreth 6 shekuj para shfaqjes së qytetërimit helen në Ballkan.

Gazeta SHQIPTARI.com

Fig. 8. Floor mosaics with birds and kantharos (author)  

Mozaiku i Florit me Zoj

Fig. 9. Floor mosaic inscription (author)  

Mbishkrimi i Mozaikut të Florit

You must be logged in to post a comment Login