Çka mba mend Google për Ligjin e gjuhëve në Maqedoni? (Foto)

Çështja e Ligjit për gjuhët në Maqedoni ka ngjallur shumë debate nëpër media dhe gjithandej.

A do të ketë zbatim të ligjit, a do ketë gjuhësi, a do të ketë dënime për mos-zbatim dhe shumë temë tjera të ndërlidhura me këtë temë.

Kundër gjuhës shqipe në Maqedoni ka pasur edhe protesta të cilat rezultuan edhe me gjak dhe dhunë në Kuvend më 27 prill. Protesta pati edhe dje, pas votimit të këtij ligji, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Por çfarë thotë Google në lidhje me këto diskutime?

Algoritmet e Google kanë mbajtur mend edhe disa nga deklarata e zyrtarëve për këtë temë.

Në pytjen në gjuhën maqedonase të bërë ndaj Google dalin këto rezultate:

1. Zaev: Nuk do të ketë dygjuhësi në të gjithë instituconet

2. Tuntev: As nuk do të ketë dygjuhësi, e as të drejta më shumë se në Kushtetutë

3. Zaev: Ligji për gjuhët sipas Kushtetutës, asgjë më shumë

Këto deklaratë njihen nga Google pasi kërkohet termi ”A do të ketë dygjuhësi”.

Përndryshe, dje ligji për gjuhët është votuar në Kuvend me 69 vota ”PëR” dhe i njejti duhet të pranohet edhe nga Gjorge Ivanov. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login