Cila dorë dhemb kur keni sulm në zemër? Njihuni me simptomat e hershme për ta shmangur pasojën fatale

Sulmi i zemrës është emergjencë serioze mjekësore, ku rrjedha e gjakut e mbushur me oksigjen në një seksion të muskulit të zemrës papritmas bllokohet dhe zemra nuk mund të merr më oksigjen.

Shumica e sulmeve të zemrës ndodhin si rezultat i sëmundjeve koronare të zemrës, ku arteret koronare ngushtohen dhe gradualisht aty krijohet një material dhjamor, transmeton Telegrafi.

Përderisa sulmi i zemrës nuk shkakton gjithmonë vdekjen, komplikimet mund të shpijnë në një pasojë fatale.

Problemet me frymëmarrje, lodhja dhe ndjenjat e mëdha të shqetësimit, dhe dhimbjes që udhëtojnë nga gjoksi e deri te duart janë shenja të sulmit të zemrës – por cila dorë ka tendenca të dhemb gjatë një sulmi të zemrës?

Sipas ‘NHS Choices’, zakonisht dhemb dora e majtë, ndonëse të dy duart mund të kenë dhimbje.

Por dhimbja shtrihet edhe në pjesë tjera të trupit nga gjoksi, e jo vetëm te duart.

Ata të cilët përjetojnë sulm në zemër mund të përjetojnë dhimbje edhe në qafë, në abdomen, në shpinë dhe në mjekër.

Simptomat tjera të sulmit të zemrës përfshijnë djersitjen, kollitjen, etj.

Nëse vëreni ndonjërën nga këto simptoma, urgjentisht thirrni emergjencën!

KËSHILLË: Edhe nëse nuk jeni plotësisht të sigurt se jeni duke pasur sulm në zemër, prapëseprapë thirrni emergjencën. Doktorët më shumë preferojnë të zbulojnë se dikush ka gabuar sesa të zbulojnë se është shumë vonë për ta shpëtuar një jetë! /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login