Ahmeti: Shqiptarët nuk do të rrinë anash lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë

ahmet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin ”200” në Alsat-M ka folur për ngjarjet e fundit në vend, për Ligjin për gjuhët dhe për skenën politike në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti në mes tjerash në emision tha ”Shqiptarët nuk do të pranojnë emra që nuk përkojnë me historinë dhe me pozitën e vendit. Shqiptarët nuk do të jenë indiferent në çështjen e emrit. Ky është vendi jonë, shteti jonë.”

”Pushteti i kaluar nuk ka pas guxim t’i qaset seriozisht çështjes së emrit. Ky pushtet tani ka guxim dhe e ka parasysh vullnetin e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve për këtë problematikë” tha Ahmeti mes tjerash.

Ahmeti tha se vrasja e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq është vetëm një rast i izoluar dhe asesi nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit. ”Shumë çështje e rajonit kanë hyrë në binarë.”

Në lidhje me Ligjin për gjuhët, Ahmeti ka thënë ”Më mirë vonë se kurrë”, duke u përgjigjur në pyetjen se pse pas 14 vitesh pas Marrëveshjes së Ohrit miratohet ky ligj. 

You must be logged in to post a comment Login