​Pacolli: Rita Ora vjen në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të vijë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe për këtë ajo nuk ka dashur të komensohet materialisht.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë”.

Postimi i Pacollit:

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login