Suksesi i shtangistit shqiptar, i katërti në Kampionatin Botëror

Briken Calja u rendit i katërti në Kampionatin Botëror të peshëngritjes që po mbahet në Anhajm të Shteteve të Bashkuara. Peshëngritësi shqiptar e nisi mirë garën, pasi realizoi me sukses provat e para në secilin stil, shtytje dhe shkëputje, por dështoi në dy të tjera respektove, informon Tv Klan.

Shtangisti e mbylli konkurrimin në vendin e 4-t në shkëputje, me 142 kg të ngritura dhe në vendin e 5-të në shtytje, me 175 kg. Calja garoi në baterinë A dhe në dygarësh u rendit i 4-ti, me 317 kg, vetëm një kilogramë më pak se garuezi i vendit të tretë që në peshë trupore ishte 90 gramë më shumë se peshëngritësi shqiptar.

Edhe kjo renditje e Caljas mund të konsiderohet rezultat i suksesshëm për shtangistin shqiptar. Më herët, për Shqipërinë garoi edhe Evangjeli Veli, e cila u rendit e 8-a në botë.

You must be logged in to post a comment Login