Raporti i Europol: Shqipëria mbetet burim kryesor i trafikut të kanabisit në BE

Në një raport të publikuar nga Europol, Shqipëria mbetet një nga burimet kryesore të  trafikut të bimës së kanabisit në BE.

Rruga e Ballkanit mbetet rruga kryesore e hyrjes për pjesën më të madhe të heroinës së trafikuar në BE.

Megjithatë, ka pasur një zhvendosje të pjesshme në trafikimin e heroinës nga rruga e Ballkanit në rrugën e Kaukazit.

Ndërkohë që Maroku mbetet burimi kryesor i vajit të kanabisit në BE.

Raporti nenvizon: 24 miliardë euro në vit  

Tregjet e drogës mbeten tregjet më të mëdha kriminale në BE. Më shumë se 1/3 e grupeve kriminale që janë aktive në Europë, janë të përfshira në prodhim, trafikim dhe shpërndarje të llojeve të ndryshme të drogës. Tregtia e drogës së paligjshme ka fitime me miliardë euro për grupet e përfshira në këtë aktivitet kriminal.

Tregu i drogës me pakicë në BE mendohet të ketë vlerën e të paktën 24 miliardë euro në vit. Fitimet e marra nga tregtia e drogës financojnë aktivitete të tjera kriminale duke lejuar organizatat kriminale që të përparojë dhe zhvillojë ndërmarrjet kriminale që shkatërrojnë shëndetin, mirëqënien dhe sigurinë e qytetarëve në BE.

Organizatat kriminale që janë të përfshira në trafikimin e drogës mbështeten në korrupsion që të kenë më të lehtë zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Ata mashtrojnë me anë të dokumenteve duke krijuara çertifikata të rreme të importit ose regjistrimit të kompanive për importimin e drogave të paligjshme me mallra ligjore./OraNews

You must be logged in to post a comment Login