Punët dixhitale të vitit 2018

Më poshtë janë profesionet më të kërkuara në design, modë, artin vizual, komunikim, të cilat janë shumë të kërkuara, që kërkojë një përditësim thelbësor profesional në vitin 2018

Big data specialist

Sot nuk ka diskutime në fushën e marketingut dixhital që të mos përfshijnë edhe temën big data dhe është e thjeshtë të kuptosh arsyen: janë një burim i pashtershëm informacionesh të mundshme/të vlefshme që mund të shfrytëzoni në terma komercialë. Kompanitë kanë ose janë duke u përgatitur për të pasur pranë tyre persona që të merren me këtë gjë – tregu nuk ka ende aq sa duhet specialistë për t’iu përgjigjur kërkesës në fjalë.

 

Influencer strategy

Si matet një biznes me infuencer (influencuesit). Cili është influencuesi i duhur për mua? Gjithnjë e më shumë kompanitë gjenden përballë këtyre pyetjeve. Në vitin 2018, investimi në fushata me influencues marketingu do të rritet +39% krahasuar me vitin 2017. Kjo do të thotë që influencer marketing është një fenomen i destinuar të zhvillohet dhe jo të zhduket. Pra përveçse për digital strategy është e rëndësishme të flitet edhe për influencer strategy, një rrugëtim dedikuar profesionistëve në fushën digitale për të zhvilluar, falë të dhënave, kreativitetin dhe strategjitë, kompetencat e nevojshme për të drejtuar fushatat.

 

Specialist Vintage System

Ndërthurja e stileve dhe tendencave në universin e modës nxjerr në pah një rritje të fortë në sektorin vintage, që ende nuk mund të mbështetet në figura të specializuara profesionale. Eksperti i vintage, i cili është në gjendje të punojë me një mbështetje shumëdisiplinore – nga moda tek design, nga estetika te komunikimi – bazuar në një metodë eksperimentale dhe projektimi në të njëjtën kohë – mund ta mbushë këtë boshllëk në të ardhmen e afërt.

 

Retail designer dhe skenograf eventesh

Nuk mjafton të jesh “vetëm” arkitektë apo interior designer për të dhënë zgjidhje kreative specifike që të japin vlerë të shtuar dhe komunikuese në pikën e shitjes apo ta bëjnë eventin në fjalë një mjet unik dhe të identifikueshëm. Një person i formuar dhe kompetent në fusha specifike dhe dinamike si ai i retail apo i eventeve është mjaft i kërkuar dhe i vlerësuar.

 

Ilustrator grafik

Grafika dhe ilustrimet janë (ose duhet të jenë) dy aktivitete profesionale të dallueshme: graphic designer është përgjegjës për menaxhimin e hapësirës, kurse ilustratori për evokimin e emocioneve. Në punën e përditshme, për shkak të kohës dhe kostove, nuk ndodh kështu dhe kërkohen aftësi fleksibile dhe të dyfishta.
Grafik designer gjendet në kushtet e realizimit të imazheve, dizajneve e ilustrimeve; ilustratori duhet të përballet me projekte të artikuluara dhe të përdorë elemente të projektimit grafik. Sa mundësi hapen duke bërë bashkë dy botë të ngjashme?

 

Kurator ekspozitash dhe eventesh artistike

Kujdesi ndaj artit nuk del kurë nga moda; përkundrazi ai rinovohet në mënyrë konstante. Kuratori është një figurë profesionale, me rëndësi thelbësore në fushën e komunikimit dhe artit, që kërkon aftësi estetike, interpretuese dhe kulturore të rafinuara dhe vazhdimisht të azhurnuara, së bashku me aftësitë teknike dhe organizative.

 

Lighting designer

Drita është një instrument mjaft ekspresiv për të mos i kushtuar vëmendje dhe aftësi teknike specifike. Vetë arkitektët dhe designer më të shquar të fushës i drejtohen lighting designer të specializuar për të përcaktuar rolin e dritës në brendësi të projekteve të tyre. Sot lighting designer ka në dispozicion teknologji, burime të reja drite, instrumente elektronike të kontrollit të dritës natyrore dhe artificiale që e bëjnë këtë profesion mjaft kompleks por krijues e mjaft të kërkuar.

 

Drejtues artistik

Kjo figurë është gjithnjë e më e kërkuar nga agjencitë publicitare, të cilat janë vazhdimisht të angazhuara në ideimin dhe realizimin e fushatave që gjenerojnë vlerë për brandin që duhet të zhvillojnë në biznes. Drejtuesit artistik është një profesion në evolucion të vazhdueshëm, që kërkon azhurnim të vazhdueshëm në dinamizmin konteksual dhe në teknikat ekzekutive.

 

Burimi: Corriere della Sera

You must be logged in to post a comment Login