Pse kritikohet modeli i ri i komunikimi mes kreut të mazhorancës dhe të opozitës?!

Kush janë ata që vetëm kritikojnë dhe e shikojnë realitetin në bazë të parimit “ose me mua ose kundër meje”? Ata jemi ne, se me të tillë fryme e njohëm pluralizmin!

Shkruan: Kolë Gjoka

Vetëm të kritikosh. Përçarja politike e shoqërisë shqiptare është relativisht e thellë. Ka patur tentativa sporadike për ta minimizuar, por gjithmonë ka munguar guximi. Tani që fryn një erë e re e komunikimit pozitë-opozitë, të dy liderët kritikohen për këtë dhe ju quhet si dobësi përballë kundërshtarit politik.

Kush janë ata që vetëm kritikojnë dhe asnjëherë nuk inkurajojnë? Sa të drejtë kanë me kritikat e tyre?

Mendoj që të drejtën të kritikojs e ka kushdo, por kritika duhet të shoqërohet edhe me zgjidhjet. Kur prezanton edhe mënyrën e zgjidhjes së problemeve bëhesh edhe më i besueshëm. Gjithashtu me një rëndësi të veçantë është edhe mënyra se si i kanë menaxhuar vetë situata të tilla.

Kush janë ata që vetëm kritikojnë dhe e shikojnë realitetin në bazë të parimit “ose me mua ose kundër meje”? Ata jemi ne, se me të tillë fryme e njohëm pluralizmin! Do të ishte mirë që gjithësecili nga ne të shikojë veten në pasqyrë dhe të mendohet për ato që thotë. Jemi të lodhur nga fryma e konfliktit, jemi të lodhur nga mosbesimi. Kemi nevojë për bashkëpunim dhe bashkërendim.

Një model tjetër të komunikimit, fatmirësisht, kanë liderët e pozitës dhe opozitës shqiptare. Është një model i ri, një model i njerëzve me kulturë Perëndimore. Mënyra e komunikimit në distancë ka ndryshuar, vlersimet e ndërsjellta janë kthyer në normalitet. Por vlerësoj si shumë produktive dhe shumë normale takimet e tyre jashtë kornizës zyrtare. Sot më shumë se kurrë na duhet koordinimi i veprimeve. Ne duhet të merremi më shumë me rezultatet, me drejtimin dhe ti shikojmë gjërat me pozivitet. Një gotë të mbushur përgjysëm ta quajmë gjysëm-plot dhe jo gjysëm-bosh. Përfitues nga kjo mënyrë bashkpunimi është shoqeria shqiptare, është kombi shqiptar!

You must be logged in to post a comment Login