Me lini te jetoj!

Nga – Ida Nurce

Mund te vraponi duke menduar per te nesermen, por une dua te jetoj te tashmen nje here. Vraponi ju, nuk mund t’ju ndjek! Ndoshta do kemi ndonje pike takimi diku, ndoshta nuk do takohemi kurre, por… Me lini te jetoj, te perqafoj njerezit qe kam prane! T’ju tregoj sa shume i dua, dhe sa shume vlere kane ne jeten time! T’jua them ato fjale, qe zemra kerkon t’i flase! E nese doni te me thoni qe nuk e meritojne, ju lutem heshtni! Zemra do e thote ate qe ndjen, ne kembim te asgjeje. Nuk dua ta ndrydh ate, sepse nuk ka kohe tjeter me te rendesishme se sot. Nuk e di a do mundem ta bej neser! Dua t’a bej tani! Me lini te jetoj! Te shijoj keto minuta te cmuara, qe akrepat vazhdojne te me tregojne qe me perkasin dhe po largohen po ashtu! Te shijoj keto deshira, qe qenia ime etshem i kerkon! Te vrapoj, kur dua te vrapoj e te ndalem kur dua te pushoj! Me lini te jetoj! Te bej ate qe mua me ploteson dhe jo ate qe te tjeret duan te bej! Te jetoj endrren qe une kam, te mos degjoj pamundesite qe te tjeret me tregojne! Nuk kam nevoje te me thoni qe nuk do ia dal! Nuk kam nevoje per pesimizmin e askujt! Kam nevoje te jetoj e t’ju tregoj qe une mundem! Me lini te jetoj jeten time! Nese doni te jeni pjese e saj, ejani, e nese doni te gjykoni, vazhdoni! Ne segmentin tim nuk ka vend per gjykime, por pozitiviteti eshte i mirepritur. Dashuria po ashtu, humanizmi, ciltersia, sinqeriteti, dhe gjithcka qe ka te beje me te tashmen. Ndaj nese doni te jetoj, dhe kujdeseni kaq shume per jeten time, hajdeni shpreheni dashurine sot! Hajdeni me perqafoni, me shihni ne sy dhe hapeni zemren! Bejeni sot… Ahhh, s’keni kohe!!! Ndaj me lini te jetoj sot, sepse per neser nuk kam garanci! Ate qe ju nuk e beni dot sot, une dua ta bej tani!

You must be logged in to post a comment Login