Gjërat të cilat e ndryshojnë fizikisht trurin, duke ju bërë juve më të mençur dhe pozitivë

A keni ëndërruar më herët të bëheni një ‘super-njeri’: më i shëndetshëm, pozitiv dhe më i mençur?

Nëse po, atëherë kemi lajme të mira! Ekspertët kanë zbuluar disa truke të cilat mund t’i përdorni që në plot kuptimin e fjalës ta ndryshoni trurin, transmeton Telegrafi.

Dhe, e mira është se këto truqe janë tejet të thjeshta.

Qëndroni mirënjohës ndaj gjërave që i keni

Gjeni të paktën 3 gjëra në fund të ditës për të cilat jeni mirënjohës. Ekspertët tregojnë se një ushtrim i tillë i përmirëson nivelet e serotoninës në tru. Serotonina është esenciale për funksionimin e duhur të korteksit prefrontal, i cili merret me vetë-pasqyrimin dhe balancimin emocional.

Shkruani ndjenjat e këqija

Duket se është mirë t’i shkruani ndjenjat negative. Mos keni turp për këtë. Shkencëtarët thonë se procesi linguistik i emocioneve e zvogëlon aktivitetin e amigdalës, qendra e frikës në tru, dhe rrjedhimisht i zvogëlon nivelet e stresit.

Qëndroni afër njerëzve

Një studim i vitit 2010 tregon se dalja me miqtë apo thjesht të qëndruarit afër njerëzve ndikon mirë në trurin tuaj.

Përqafojeni dikë

Përqafimet janë magjike. Një përqafim i ngrohët e bën trurin tonë të lirojë dopaminë – hormon i kënaqësisë. Kjo është arsyeja se përse menjëherë ndiheni të relaksuar dhe të sigurt! /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login