FSHF publikon momentet më të bukura të 2017. Po De Biasi ku është?

Teksa ndodhemi në fund të vitit 2017, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar momentet më të bukura të Kombëtares për vitin që po lëmë pas. Në kolazhin e fotografive vihen re disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit si firmosja e Panuçit, lamtumira e Canës, etj.

Ajo që vihet re në këtë kolazh, është mungesa e ish-trajnerit Giani De Biasi, i cili edhe pse ishte pjesë e Kombëtares në gjysmën e parë të vitit, është përjashtuar nga foto-kolazhi. Natyrshëm na lind pyetja, pse nuk është përfshirë në këtë kolazh ish-trajneri që shkruajti historinë e Kombëtares në vitin 2016?

 

You must be logged in to post a comment Login