Dua Lipa bëri pite duke folur shqip me Action Bronson teksa Merita Halili dhe Raif Hyseni kënduan “Doli Goca n’Penxhere” (Video)

Si asnjëherë tjetër një emision në SHBA ka frymuar shqip, me bukë shqiptare dhe me muzikë shqiptare.

Është reperi Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, ai që ka kohë që po realizon prej emisioneve më të shikuara.

The United Show with Action Bronson është prej emisioneve më të shikuara në SHBA dhe gjithnjë ai ka të ftuar mysafirë të ndryshëm. Ai nuk e mohon kurrë prejardhjen shqiptare dhe traditën tonë.

Kësaj radhe e ftuar ishte Dua Lipa, superylli shqiptar nga Prishtina që ka famë botërore.

 Ajo në këtë emision flet për traditat shqiptare që ajo i ka mësuar nga prindërit dhe madje bëri edhe pite me Action Bronson, e në shumë momente flet edhe shqip.

Dua Lipa duke kënduar dhe duke u argëtuar.

Shijimi i piteve është bërë nën ritmet e muzikës shqipe, të këngës “Doli Goca n’Penxhere” nën interpretimin e Merita Halilit dhe Raif Hysenit.

Kjo është hera e parë që në një emision në SHBA si asnjëherë tjetër shpalosen traditat e bukura shqiptare me të cilat njihet e gjithë bota.

Action Bronson natyrisht se u kënaq me këtë emision, ashtu sikurse Dua Lipa, e u kënaq në ritmet e muzikës shqipe. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login