Demarkacioni/ Presidenti i Malit të Zi flet nga Shqipëria për kufirin me Kosovën

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç ndodhet për vizitë në Shqipëri me ftesë të presidentit Meta. Gjatë konferences për mediat ai u pyet lidhur me çështjen e demarkacionit (kufiri Kosovë-Mali i Zi).

Ai tha se kjo është një çështje e brendshme e Kosovës. Dhe madje një çështje e BE me Kosovën pasi me këtë marrëveshje, Kosovës i është kushtëzuar liberalizimi i vizave.
“Kufiri me Shqipërinë është një çështje teknike. Nuk kemi çështje të hapur me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona janë të qarta dhe miqësore. Çështja jonë tani është si të rrisim më shimë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve.  Lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi për ne është çështje e mbyllur. Eshtë ratifikuar tek ne dhe ka edhe shumicën në Kosovë. Por duhet durim sepse është çështje e brendshme e Kosovës. Është marrëdhënie me Brukselin, sepse ka vendosur kusht për liberalizimin e vizave. Ne duam që kjo të zgjidhet sa më parë”, u shpreh Vujanoviç.

You must be logged in to post a comment Login