Çfarë i shkakton ngërçet?

Thuajse të gjithë e dimë se çfarë janë ngërçet, por a e dimë çfarë i shkakton ato?

Edhe pse arsyeja prapa disa llojeve të caktuara të ngërçeve nuk dihet, shpeshherë ngërçet shkaktohen nga plakja, ushtrimet intensive, nga medikamentet e ndryshme, nga dehidratimi dhe nga sëmundjet e mëlçisë, transmeton Telegrafi.

Ngërçi në këmbë

Ngërçet e këmbës nuk u ndodhin vetëm atletëve elitë, por kryesisht personave të cilët kanë një stil të jetesës ku shumicën e kohës e kalojnë ulur.

Në fakt, zakonisht ngërçet e këmbëve ndodhin gjatë kohës kur jeni duke pushuar ose kur jeni duke fjetur.

Posa të ndodh ky ngërç, është mirë ta zgjatni muskulin, ndërsa ushtrimet e rregullta të zgjatjes së muskujve mund të ndihmojnë në parandalimin e ngërçeve.

Ngërçet menstruale

Lloj i njohur i ngërçeve janë edhe ngërçet menstruale, që ndryshe njihen si dhimbjet gjatë menstruacioneve.

Dismenorroea është termi zyrtar për ngërçet menstruale, ndërsa shkaktohet kur muri muskulor i uterusit kontraktohet, gjë që e shkakton të shtyhet ndaj enëve të gjakut, dhe pastaj shkurtohet furnizimi i oksigjenit në mitër.

Ky fenomen dallon nga personi në person, por në përgjithësoni manifestohet si një ndjesi e dhimbjes në pjesën e poshtme të abdomenit, në pjesën e poshtme të shpinës, në ije dhe në kofshë.

Në vitin 2016, shkencëtarët kishin zbuluar se menstruacionet mund tu shkaktojnë grave dhimbje po aq të mëdha sa sulmet e zemrës.

Ngërçet e stomakut

Shpeshherë njerëzit flasin për ngërçet e barkut, por ky është term i ngatërruar me dhimbjet e barkut.

Dhimbja e stomakut apo në abdomen mund të shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm joseriozë. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login