A jeni edhe ju në mesin e miliona njerëzve që vuajnë nga mungesa e hekurit?

Hekuri është i domosdoshëm në trup, sepse ndërton blloqe të qelizave të kuqe, të cilat e transportojnë oksigjenin në trup.

Jeni gjatë tërë kohës të lodhur dhe ushtrimet fizike, për ju janë një makth i vërtetë?

Nëse keni të tilla probleme, ju mund të jeni në mesin e miliona njerëzve në botë, që vuajnë nga mungesa e hekurit.

Kjo tregon ligështinë që ju e ndjeni tërë kohës, si pasojë e kësaj mungese.

Shenjat që tregojnë se ju keni mungesë të madhe hekuri janë: lodhje dhe mungesë energjie, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të dukshme të zemrës dhe pamje të zbehtë, transmeton Telegrafi.

Këto janë shenja shtesë, që jo medoemos tregojnë se keni mungesë hekuri: kokëdhembje, dëgjim i zërave të trupit, shije të ndryshme, gjuhë të lëmuar, kruarje gjatë tërë kohës, humbje flokësh, dëshirë për të ngrënë gjëra jo-ushqimore, vështirësi në përpirje, probleme me ulcerë dhe thonj në formë luge.

Këshillohet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta. etj. Përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit.

Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login