Vendet më të fotografuara në botë, Shqipëria në “zonën e nxehtë”

Ka vetëm një rregull që duhet pasur parasysh kur udhëton: N.q.s nuk bën foto, nuk ke qenë aty.
Në hartën e fundit të përpunuar nga Reddit, duke u bazuar nga të dhënat e Sightsmap, tregohet se cilët janë vendet më “të nxehta” ku janë shkrepur më shumë foto çdo ditë.

Turizmi perëndimor kryesisht merr porcionin më të madh të fotove të bëra çdo ditë.

Siç shihet edhe në hartën e mëposhtme, Europa është më e “ndriçuar” nga të gjithë shtetet e tjera. Në fakt, në Europë gjenden 4 nga 5 vendet kryesore me numrin më të lartë të fotove të shkrepura. Në vendin e 5, Stambolli, me kullën e famshme të Vajzës. Në vendin e kartërt,  gjendet Parisi me “MoulinRouge”, në vendin e tretë Barcelona. Ndërsa në vend të dytë, një tjetër shtet europian, Roma. Ndërsa kryesinë e mban New York në kontinentin Amerikan.

Fotot, sipas specialistët e fushës së turizmit, kanë një rol kyç në rritjen e vizibilitetit të një shteti, qyteti apo lokacioni të caktuar, sidomos duke marrë në konsideratë edhe rrjetit më gjigand të shpërndarjes në kohë reale: rrjetet sociale.

Shqipëria, sikurse shihet në hartë, gjendet në “zonën e nxehtë”. Sipas hartës, Tirana është qyteti ku janë shkrepur më shumë foto.

 

Metodologjia e përdorur nga Sightsmap bazuar në përdorimin e të dhënave nga një aplikacion i ofruar nga Google, për të përllogaritur kështu spotet më të fotografuara.

You must be logged in to post a comment Login