TripAdvisor, Shqipëria mes 15 destinacioneve “të fshehura” europiane për pushime nën 90 dollarë / nata

Jeni duke kërkuar një justifikim për të përdorur ditët e fundit të pushimeve para fundit të vitit? Për t’ju ndihmuar që të thyeni rutinën tuaj të përditshme – por pa “thyer” buxhetin tuaj – platforma TripAdvisor ka listuar 15 nga destinacionet më të lira në Euopë, ku kostoja mesatare e natës për një ambient me dy dhoma gjumi është nën 90 dollarë (80 euro) këtë nëntor.

Bëni një hap prapa në kohë në qytetin historik dhe idilik francez të Dinanit ose shëtisni nëpër rrugët me kalldrëm të Haworth, Angli. Nëse po kërkoni diku më afër shtëpisë, eksploroni ishullin piktoresk të Azores të Sao Miguel (një fluturim i drejtpërdrejtë nga Boston është më pak se pesë orë), ose notoni përgjatë një prej kanaleve shumëngjyrëshe të Comacchio, me pseudonimin e saj si “Venecia e Vogël”.

Nëse pëlqeni shpatet e skive alpine të Banskos, Bullgarisë, plazhet me rërë të bardhë të Kroacisë ose me gurë të Shqipërisë, shkëmbinjtë që të lënë pa frymë të County Clare, Irlandë. Për të gjitha këto qiraja është një opsion i përballueshëm për largimin tuaj të papritur në Europë.

Në një studim të mëparshëm, të kryer nga Vouchercloud, aplikacioni europian më popullor i blerjeve online, Shqipëria renditej si vendi i dytë në Europë, për sa i përket çmimit për natë qëndrimi (çift apo në grup) bazuar mbi të dhënat e Airbnb.

Sipas renditjes, më e lira në Europë është Maqedonia, ku çmimet mesatare për një natë qëndrimi për dy persona përllogariten rreth 25 paund, ndërsa për grupet deri në gjashtë persona, çmimi mesatar është 50 paund. E dyta renditet Shqipëria, ku një natë qëndrimi sipas Airbnb për dy persona kushton mesatarisht 26 paund, ndërsa çmimi për grupe deri në gjashtë persona është më i ulët se 50 paund, duke u renditur kështu ndër vendet më të lira në Europë. Si vende miqësore me buxhetin në këtë renditje janë edhe Kosova dhe Serbia me çmime mesatare përkatësisht 28 dhe 30 paund për dy persona.

Ja tabela për vendet e sugjeruara nga TripAdvisor, me çmimet e azhurnuara të Nëntorit 2017:

You must be logged in to post a comment Login