Shpërthen kampioni, pas refuzimit të vizës: Turpi u ngelet ju si federatë, si shtet

Pas refuzimit të vizës nga ambasada amerikane, për peshëngritësisn shqiptar Daniel Godelli, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit. Me anë të një statusi në “Facebook” ai shprehet se turpi për këtë dështim është i federatës. Ai akuzon federatën si fajtore për këtë situatë duke u shprehur se po ja heqin padrejtësisht mundësitë për të marrë njerëz të lidhur me partitë.

Statusi i plotë

“I them federates time qe une nuk humba sepse nuk u ngjita ne pedan as nuk deshtova, por ju, ju humbet , ju mbani pergjegjesi per kte jo une.

Duke theksuar qe peshngritja per shumicen e njerezve eshte sport i rende per mua esht nje loje play station.

Turpi u ngelet ju si federat e ju si shtet ,te cilet sdoni nje kampion bote por doni njerez qe te vin per fushat dhe servila,por jo, une kurre nuk mund te behem pjese e nje partie sa do pa drejtesi te me behen” shkruan Godelli në Facebook.”

Ambasada amerikane është shprehur se shkak për refuzimin e vizës ishte mungesa e bazave se Godelli do të rikthehej përsëri në atdhe. Peshëngritësi do të garonte në kampionatin botëror të peshëngritjes, ku kishte shpresa për një fitore të mundshme.

You must be logged in to post a comment Login