Shkupi sot shënon ditën e çlirimit nga fashizmi

Me manifestime kulturore, humanitare dhe sportive sot do të shënohet 13 Nëntori – Dita e çlirimit të Shkupit.

Me këtë rast kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, do të takohet me përfaqësuesit e Këshillit të Lidhjes së luftëtarëve të luftës nacional-çlirimtare antifashiste të Maqedonisë.

Më pas, një delegacion i Kuvendit të Maqedonisë dhe Bashkisë së Shkupit do të vendosin lule para përmendores së çlirimtarëve të Shkupit në varrezat partizane dhe para përmendores së gjeneralit Mihajllo Apostolloski në varrezat e qytetit “Butel”.

Ngjarjet për festimin e Ditës së çlirimit të Shkupit do të vazhdojnë sonte në Muzeun e Shkupit ku do të promovohet libri “Shkupit, me dashuri”.

Deri në fund të muajit janë paraparë më shumë aktivitete./Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login