Shkaktari përse luftoni me zgjimin, mbase nuk ka kurrfarë lidhje me lodhjen

Është e çuditshme se si ndonjëherë, megjithëse keni fjetur tetë orë, pothuajse ju është e pamundshme të ngriheni nga krevati. Përse ju ndodhë kështu?

Gjithsesi, krevati juaj është i rehatshëm dhe i ngrohtë, mirëpo nuk do të duhej të jetë aq e vështirë të ngriheni në mëngjes dhe të dilni nga dhoma e gjumit.

Pra, si t’ia bëni nëse edhe zvarritja e zgjimit ju është miku juaj më i mirë?

Si duket ekziston shkaktari i vërtetë, shkaktari shkencor që qëndron pas këtij problemi: depresioni atipik. Edhe pse ky me siguri nuk është rasti te të gjithë ata të cilët vështirë zgjohen, mirëpo te disa ka mundësi të jetë.

Shenjat të cilat tregojnë depresionin atipik janë të ndryshme nga indikacionet klasike, të cilat tregojnë çrregullime mendore.

Depresioni atipik bën pjesë te tipi i depresionit, te i cili nuk është e thënë që përherë të ndiheni keq, transmeton Telegrafi.

Njerëzit me depresion atipik ndoshta nuk janë të vetëdijshëm për këtë simptomë, sepse humori i tyre mund të ngrihet me rrethanat pozitive.

Në vend të problemeve me gjumin dhe me humbjen apetitit, njerëzit me depresion atipik do të flenë dhe hanë së tepërmi.

Është me rënësi të përmendim që këto lloje simptomash duhet vërejtur së paku dy javë çdo ditë, në mënyrë që të dyshohet në depresionin atipik.

Nëse jeni të brengosur, është e nevojshme të shkoni te mjeku, sepse depresioni atipik mund të shërohet në të njëjtën mënyrë si edhe depresioni – me ndihmën e terapisë dhe ilaçeve.

Mos vlerësoni menjëherë që depresioni atipik është ai që shkakton lodhjen tuaj të pashpjegueshme.

Ekzistojnë disa shkaktarë të mundshëm, duke përfshirë aneminë, celiakinë, sindromën e lodhjes kronike, diabetin, problemet me gjëndrat tiroide dhe shumë të tjera. 

You must be logged in to post a comment Login