Përse ndjeheni të lodhur gjatë tërë ditës dhe si ta shmangni këtë?

A ndjeheni vazhdimisht të lodhur përgjatë ditës kur jeni në shtëpi apo në punë? Ndoshta keni mungesë të energjisë edhe pas përfundimit të një shujte dhe për këtë nuk dini asgjë.

Kjo edhe mund të jetë duke ju ndodhur për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, për këtë mund të jenë disa shkaktarë të ndryshëm, e për të cilët nuk keni menduar asnjëherë më parë.

Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit do të thotë se keni pak hekur në trup, kjo do të thotë se më pak oksigjen do të arrijë tek muskujt tuaj dhe si rezultat i kësaj, qelizat do t’ju bëjnë të ndjeheni më të lodhur tërë kohën. Kjo gjithashtu mund të shpijë edhe deri tek anemia.

Prandaj, hani ushqime të cilat përmbajnë sasi të mjaftueshme të hekurit.

Varësia ndaj kafes

Është fakt i njohur se kafeja, e cila përmban sasi të larta të kafeinës, ju mban zgjuar për periudha më të gjata. Por, asnjëherë nuk duhet ta konsumoni më shumë se ç’duhet pasi që do ta çrregulloni gjumin.

Shpenzimi i kohës në celular apo internet

Mungesa e gjumit është ndër arsyet kyçe se përse do të ndjeheni të lodhur ditën tjetër. Celulari dhe laptopi duhet fajësuar për këtë, pasi që drita e tyre e çrregullon sistemin e gjumit dhe pengon në proceset normale të trupit.

Shmangia e mëngjesit

Mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës. Nëse jeni ndër ata persona që e shmangin mëngjesin, atëherë mundësitë janë të mëdha që do të ndjeheni të lodhur gjatë tërë ditës. Mëngjesi juaj duhet të jetë kombinim i karbohidrateve me proteina dhe yndyra.

Dehidratimi

Nuk ka ndonjë dyshim se uji është ndër elementet më të rëndësishme në jetët tona. Dehidratimi është ndër arsyet tjera kryesore prapa lodhjes. Veç kësaj, kur trupi ka mungesë uji, ai e zvogëlon volumin e gjakut në arterie. Kjo gjë shpinë në zvogëlimin e shpejtësisë me të cilën oksigjeni arrinë në pjesët e ndryshme të trupit. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login