Pas Bleona Qeretit zbulohet një tjetër këngëtare që ka bërë ngrirjen e vezëve

Pasi këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka bërë ngrirjen e vezëve dhe më pas publikimin në faqen e saj personale të videos ku tregonte gjithë procesin ajo u keqkuptua dhe në disa raste u kritikua. Shumë prej mediave raportuan të kundërtën, sikur ajo po bënte një proces që të mos ngelej shtatzënë, ndërkohë që këngëtarja ishte në një veprim të drejtë në bazë të të cilit ajo mund të  bëhej nënë kur të dëshironte.

Këtë gjë e kanë bërë shumë nga personazhet e njohura, mes të cilave edhe Rita Ora, edhe pse nuk tregoi kurrë.

Rita Ora thotë se ka menduar për bërë fëmijë që në moshën 20-vjeçare, por kur është duke shkuar 27-të, ende nuk e ka një të tillë.

Arsyet janë disa, por kryesore Rita Ora ashtu si Bleona thotë se është karriera dhe angazhimi profesional që ka. E megjithatë, për të shmangur çdo të papritur, Rita rrëfeu për herë të parë se ka ngrirë vezët.

“Më këshilloi doktori pak pasi kisha mbushur 20-vjeç. Nuk e kam thënë asnjëherë këtë dhe shumë mund të mendojnë se përse e kam bërë, pasi jam shumë e re, por doktori më këshilloi që të tregohesha e kujdesshme dhe përse të mos i ngrija”, deklaroi ajo për emisionin Sunrise.

You must be logged in to post a comment Login