“New Rules” të Dua Lipës: Femrat do ta udhëheqin botën (Foto)

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare

Krahas shumë koncerteve anembanë globit, këngëtarja po jep edhe intervista për mediat e huaja, të cilat po bënë bujë të madhe.

Ballina e revistës “Evening Standard”

Një të tillë e ka dhënë edhe për revistën e njohur britanike “Evening Standard”, teksa ka pohuar se botën do ta udhëheqin femrat.

“Është një kohë e çmendur në botë. Gratë janë e ardhmja dhe ne do ta marrim udhëheqjen e botës. Kjo është me të vërtetë ajo që mendoj. Nëse nuk jeni feminist atëherë jeni seksit. Ideja ime për feminizmin është thjesht barazi në dashuri. Dëshirojë që femrat të jenë të barabarta dhe të kenë mundësi të njëjtë si meshkujt”, ka thënë Dua.

Edhe në këtë intervistë, Lipa ka përmendur Kosovën. Ajo ka thënë se të gjithë një kohë në Prishtinë e njihnin si “e bija e Dugit (këngëtarit Dukagjin Lipa), ndërsa tani e njohin këngëtarin si babai i Dua Lipës”.

Ndryshe, 22-vjeçarja muaj më parë ka sjell këngën “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi 523 milionë herë në YouTube.

Lipa ka paralajmëruar këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login