“Nëna dhe fëmija” e Ema Andreas/ Shfaqja që zgjoi ndërgjegjen e publikut

Këtë fundjavë, në skenën e qëndrës multifuksionale, “Tulla” u vu në skenë një shfaqje ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim zakonisht. Kjo, jo sepse aktorja protagoniste, Ema Andrea u zhvesh gjysmë nudo por për vetë mesazhin dhe subjektin e pjesës. Ishte regjisori boshnjak, Dino Mustafic, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, ai që ideoi dhe solli për publikun shqiptar, pjesën “Nëna dhe fëmja”.  Klod Dedja, nga ana tjetër ishte ai që u kujdes për skenografinë, ku shpjegoi për Konica.al se gjithçka është në funkson të veprës. Pasarela ose skena e bardhë dhe e gjatë, simbolizon jetën e tyre apo ecejaket që bëjnë drejt krijimit të një marrëdhënie me njëri-tjetri; zhgarravinat, marrëdhënien e tyre të komplikuar. Anës skenës, ishi të rradhitura, shishet e qelqit, ku brenda tyre kishte elemente që simbolizonin ambjentin e shtëpisë. Në paralele ishte e vendosur në mes të skenës, ku herë përdorej si portë hyrëse-dalëse e shtëpisë, herë si një mjet ku ata komunikonin duke u ngjtur, për të reflektuar ulje-ngritjet e raportit të tyre.

Personazhi i nënës u luajt mjeshtërisht nga Ema Andrea, ndërsa i biri në rol, nga Matia Llupa. Nëna, e cila jetonte vetëm në një shtëpi, në qytet, tronditet kur në shtëpinë e saj, pas shumë vitesh, vjen i biri. Tashmë i rritur, ai kishte vite që nuk kishte ardhur të takonte nënën e tij. Një raport i vështirë, një fëmijë që kishte kaluar traumën e divorcit të prindërve dhe ishte rritur nga gjyshërit. Përballja e tyre fillestare ishte në dukje normale. Përshendetje, pyetje të zakonshme dhe përqafime të një nëne që nuk e priste ta shihte në pragun e derës së saj. E bazuar totalisht mbi psikanalizën Frojdiane mbi marrëdhënien nënë-djalë, kjo pjesë alternative që përfshinte lëvizje, këngë dhe ritëm, reflektonte problematikën e një nënë që dëshironte të bënte karrierë dhe një djali që kishte pikëpyetje mbi vetë ekzistencën e tij dhe raportin e munguar të tyre. Një nënë që shkonte në skaje nga dhembshuria e instiktit mbrojtës, tek dëshira e aspekti femëror që ajo shfaqte duke u munduar t’i alternonte apo mohonte njëra pas tjetrës në një dilemë të impostuar nga vetë shoqëria që rrethon çdokënd. Një nënë që donte lirinë, që theu kornizat e shoqërisë për tu bërë dikushi dhe njëkohësisht që mbante brenda saj brengën e një marrëdhnie konfliktuale me të birin. Një aktrim i ndjerë dhe i thellë, që arrite të prektë psikologjinë dhe ndërgjegjen e gjithësecilit që ishte i pranishëm aty, duke bërë këdo të hynte në psikikën e personazheve dhe pjesës. Një shfaqje tërësisht psikologjike, mes dashurisë, frikës dhe ndjenjës së fajit.

Një raport intensiv ku dy personazhet ndërvepronin mes tyre nëpërmjet një dialogu të ngrirë që vetëm brenga e ndërgjegjes mund të shkrinte. Ulja e ndriçimit kur rrëfimet e tyee bazoheshin tek brengat apo kujtimet, ishte një tjetër element thelbësor pasi asgjë në atë skenë nuk ishte rastësisht e vendosur në atë mënyrë. Një pjesë e lehtë në piano, kumbonte gjatë pas çdo fjalie thumbuese dhe plot dhimbje, të një nënë në përpjëkje për të shpëtuar marrëdhënien më djalin e saj. Një nëne-nënë dhe një nëne-femër. Dy gjendje që Ema Andrea, i luajti mrekullisht edhe në momentin e zhveshjes së saj gjysmë nudo, gjë e cila bëri bujë në media por i dha asaj pjese një ngjyrim të veçantë. Nënat janë femra dhe femrat bëhen nëna, ky kufi i hollë që nëna e shfaqjes mundohej hera herës të kapërcente. Dilemat e një jetë të jetuar në mënyrën e duhur apo të gabuar, ndërtimi apo mosfunksionimi i raportit me të birin, etja për karrierë dhe pavarësi, të gjitha këto bënë që kjo pjesë të rrëqethte të gjithë të pranishmit në sallë.

Shfaqja do të marrë pjesë në festivale të ndryshme jashtë vendit dhe do vazhdojë dhe në javët pasuese të shfaqet në skenën e qëndrës “Tulla”. Nëse doni realisht të shihni një pjesë, ku shkrihen realisht nga ana vizuale të gjithë elementët që Frojdi ka analizuar në librat e tij, atëherë nuk duhet ta humbisni këtë shfaqje!

You must be logged in to post a comment Login