Muhaxheri i PDK-së: Vetëvendosje s’ka vija të kuqe për zhvatësit, kur ia ruajnë pushtetin

Muhaxheri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sipas VV-së dikur AKR-ja ishte parti që zhvaste qytetarët, e tash është e mirë.

Ky është postimi i plotë:

Dikur Partia Vetëvendosje e quante Rrahim Pacollin zhvatës të mërgimtarëve, madje lëshonin komunikata duke i akuzuar për zhvatje. Flisnin për vija të kuqe, i quanin votuesit e AKR-së klientelist.

Tash u futen bashkë nën batanije në një krevat, me arsyen kinse i bashkojë “interesi” i qytetarëve. Vijat i keni veç kur ju mendoni se ato ju hyjnë në punë për vota. Dikur zhvatës e tash partner, dikur klientelista e tash burra të mirë. Shumë mirë që po e kallxoni paftyrësinë karshi qytetarëve. Tash po tregoheni saktë që jeni profitera dhe para çdo interesi, keni interesin partiak që të punësoni sa më shumë militant. Madje ju jeni në gjendje t’i shfrytëzoni edhe vdekjet e anëtarëve për të fituar sa më shumë vota. I quani heronj e dëshmor. Ata në fakt janë viktima të trushpërlarjes së kastës leniniste brenda një subjekti politik që në thelb ka organizim komunist. Mirë që po demaskoheni dhe po del e vërteta.

You must be logged in to post a comment Login