Miriam Cani u inspirua nga Beyonce për videoklipin e fundit? (Foto)

Miriam Cani befasoi të gjithë me paraqitjen e saj në videoklipin më të fundit.

“Meteor” e riktheu fuqishëm këngëtaren shqiptare e cila njihet për potencën e saj vokale.

Ajo bashkëpunoi me bashkëshorten e Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës.

Detajet në këtë klip kanë tërhequr vëmendjen e publikut e prej tyre ka detaje që janë parë më herët sipas mediave në Shqipëri.

Është vendosja e brirëve te një prej valltarëve dhe detaji në kokë të Miriamit që e bëjnë atë të duket si Beyonce.

Kënga megjithatë u pëlqye shumë në orët e para të publikimit kur dihet se projekte të tilla ku mbizotëron arti janë të ralla në skenën muzikore shqiptare.

You must be logged in to post a comment Login