Meta sfidon hapur Ramën sot: Kjo është lëvizja e papritur e Presidentit

Kreministri Rama duket se i ka shpallur luftë medias ku në çdo dalje të tij nuk resht së fyeri gazetarët, por kjo nuk ka kaluar pa vëmendje në institucionin në krahun tjetër të bulevardit, përballë kryeministrisë.

Presidenti Ilir Meta organizon një pritje me gazetarët sot në kuadër të ditës së “Dhënies fund të pandëshkueshmërisë ndaj gazetarëve” duke ftuar një pjesë të mirë të punonjësve të medias.

Fakti që organizimi i Metës vjen pas ofendimeve të vazhdueshme të kryeministrit Rama ndaj gazetarëve të bën të besosh që Presidenti do të japë mesazhe të forta sot duke sfiduar njëkohësisht edhe shefin e ekzekutivit për raportet e tij problematike me median.

You must be logged in to post a comment Login