Mediat turke nënvlerësojnë Shqipërinë: Na rrahu një ekip që renditet në vendin e 71 të FIFA-s

Mediat turke e nënvlerësuan Shqipërinë para dhe të njëjtën gjë janë duke bërë edhe pas ndeshjes kundër Turqisë, të cilën kuqezinjtë e fituan me një rezultat dhe formë bindëse.

Në raportimet e tyre, mediatturke vazhdojnë të përsërisin faktin se Shqipëria renditet në vendin e 71 të FIFA-s.

“Lucescu e ka mbushur kupën edhe për faktin se Turqia u rrah nga një ekip që renditet në vendin e 71 të FIFA-s. Ai s’mund të qendrojë me në atë stol”., shkruan Hurriyet, përcjell Albeu.com.

Edhe sportivja “Fanatik” e përmend faktin se skuadra shqiptare renditet në vendin e 71 të FIFA-s duke e cilësuar këtë një humbje skandaloze.

Duket se turqit kanë qenë të përgatitur për një fitore mbrëmë nisur edhe nga fakti se në të gjithë stadiumin kishin shpërndarë flamuj dhe banderola.

Kjo ndeshje ishte zgjedhur edhe për t’i dhënë fund humbjeve të vazhdueshme të ekipit turk, por llogaritë ju dolën gabim.

You must be logged in to post a comment Login