Mavraj: Graniti është pasqyrë për të rinjtë shqiptarë, kam tre miq hoxhallarë nga tre vende të ndryshme, ja kush është idoli dhe ushqimi im i preferuar

 

Mbrojtësi i Kombëtares Mer­gim Mav­raj (31) sëbashku me Ky­ria­kos Pa­pa­de­poulos kërkojnë të ndalojnë sulmin e Schalkes të dielën mbrëma.

Për tabloidin gjerman “BILD”, Mavraj ka sqaruar domethënien e secilës shkronjë nga A në Z. Për shkak të ndryshimit nga gjuha shqipe, ai për “A”, përdor fjalën gjermane “Ab­stiegs­kampf” – ku humbësi duhet të luftojë për përmbysje të rezultatit. “Kjo situtatë ndan të rinjtë nga burrat. Një çështje e rëndësishme për karakterin.” B  është si “Be­loh­nung” (shpërblimi), C është si “Cha­rakt­er­ei­gen­schaft” (rëndësia e karakterit) pasi Mavraj “i don njerëzit zemërmirë dhe humanistë”. D është si “Dummheit” (budallallëku): „Kjo është kur nuk reflekton nga gabimet dhe vetmashtrohesh.”

Shkronjat e radhëz fillojnë njëlloj edhe në gjuhën shqipe.

E si Euro 2016: „Pjesëmarrja e Shqipërisë na ka bashkuar të gjithë në vendin tonë. Turniri do shkruhet në histori.”

F si “Fa­mi­lie”: „Për mua ajo do të thotë gjithçka.”

G si Gis­dol, trajneri i Mërgim Mavraj. “Ai shpëtoi vjet klubin e Hamburgerit nga rënia e kategorisë dhe ka ndihmuar në zhvillimin e Mavrajt këto gjashtë muaj.”

H si Hobby: „Besimi. Unë studioj Islamin. Bisedoj shumë tema rreth kësaj. Kam tre miq që janë imamë, nga tre vende të ndryshme. Me ata jam shpesh në kontakt. Prej tyre mësoj më tepër.”

I si “Idole”: „Definitiv profeti ynë Muhamed. Praktikisht ai është pjesë e besimit, sesi të sillemi ne në kohë të vështira, të suksesit ose të pasuksesit. Prej biografisë së tij mund të mësojmë shumë gjëra sesi ti bartim në jetën tonë.”

Më pas ai shton se “J” është si “Ju­gend­wahn” (Iluzionet e të rinjve), ndërsa “K” si Köln: „Klubi i Këlnit ishte stacioni më i rëndësishëm i karrierës sime.”.

L si “Las­ter” që lidhet me spontanitetin e Mavraj. “Papritur rezervoj fluturim për ta vizituar nënën time.”

M si “Menü”: „Më së tepërmi pëlqej qebapët.”

N si “Na­tio­nal­mann­schaft” duke nënkuptuar Kombëtaren: „Nga ana sportive është nderi më i madh, që më është ofruar mua.”

O si “Opfer” (Viktima), ndërsa “P” si bashkëlojtari i tij Pa­pa­do­pou­los. Q si “Qual” (Vuajtja), ndërsa “R” si ndeshja e barazhit “Re­le­ga­ti­ons­spiel”.

S si Schal­ke: „Kundërshtari ynë i radhës. Një klub i madh. Një religjion i pastër për tifozët e saj.”

T si Ta­lent: „Unë jam shumë shumë vetëkritik, dhe nuk preferoj lëvdatat. Dhe kjo nga fëmijëria ime.”

U si “Un­ter­stüt­zung” (Mbështetja), V si “Vi­de­o­be­weis” (vertëtim me video), që për Mavrajn është: “Tërësisht e panevojshme”.

W si “Weih­nach­ten” (Krishtlindjet): „Për të gjithë ka një rëndësi të veçantë. Një festë e bukur familjare.”

X si Xhaka: „Bashkëkombasi im Gra­nit Xhaka është një njeri fantastik dhe pasqyrë për të rinjtë shqiptarë.”

Y si Yp­si­lon: „Shkronja e parafundit e alfabetit.“

Z si Zeroja: „Primare që puna ime të jetë mbi tavolinë..“

Image

You must be logged in to post a comment Login