Kurrizin ua keni bere sahan! Ju lutem mos!

Nga – Ida Nurce

Mos hyni ne gjynah me ne! Mos na e tregoni maskaraden qe e fshihni pas asaj pelerine te thurrur me damaret e popullit! Ju lutem ndaloni me kete teater te shpifur! Po po, me ju e kam… Me ju, qe i bete ato miliona ne kurrizin e popullit! Me ju, qe rrini bridhni neper bote dhe jashte saj! Me ju qe keni shtepi ne cdo shtet! Me ju qe s’dini ku i keni leket dhe sa keni! Me ju flini siper kallepeve te lekeve! Mjaft! Mjaft me keto filma renqethese! Jo, para popullit ju pergjerohem! Hallall ua kemi bere gjithe ato miliona nen jastek, poshte krevatit e poshte dollapeve! Hallall edhe pushimet neper vendet me ekzotike te botes, sepse ne fakt i meritoni. Ju jeni aq te lodhur nga trute, saqe ju duhen patjeter ato pushime. Hallall jua bejme edhe jeten luksoze tuajen, te gruas dhe te femijeve tuaj! Hallall cdo gje, vec moooos na i tregoni! Mos e tregoni kudo gjithe kete luks! E kam per te miren tuaj. Sepse te gjithe kete “perrallen” tuaj e ndjek me kersheri edhe ai tipi qe fle cdo nate aty te pedonalja. E degjon nga gojet e njerezve qe i kalojne te kembet, se ai s’ka buke per te ngrene jo te kete televizor. Shkova shume larg, ai nuk ka as shtepi! Sq gjynah heee! Duke degjuar historite tuaja te lekeve, shumat maramendese, ai fillon te ju kete zili! Nga zilia do ju marre msysh (keshtu i themi ne nga Dibra). Nga syu i keq, ju ikin te gjitha leket pastaj. Sepse thone qe syri plas gurin, jo me lekun qe ta heq nga dora ne sekonde. Dhe ju do humbisni pastaj. Po s’pate leke s’ti hedh njeri syte sot. Prandaj mos hani me ne sy te te varfrit, te popullit, se kurrizin ia keni bere sahan!

You must be logged in to post a comment Login