Kontrate paramartesore me Shkëlzenin, Armina: Nuk më duket aspak romantike

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë tre vite bashkë.

Madje, siç ka treguar blogerja, e ka marrë dhe propozimin për martesë nga partneri i saj, megjithatë martesa për Arminën është thjesht një letër.

E ftuar në Pop Culture, blogerja tregoi si do të reagonte nëse Shkëlzeni do t’i kërkonte të firmoste një kontratë paramartesore dhe me ç’la të kuptohet, nëse diçka e tillë do të ndodhte nuk do të ishte aspak romantike, megjithatë nuk do të ndahej.

“Nuk është edhe aq romantike kjo gjëja,” tregon ajo, “por nuk do ndahesha. Një kontratë paramartesore nuk nënkupton vetëm ndarjen e pasurive, pronave, por dhe të gjërave të tjera që dikush në një çift do t’i ketë të sigurta. Nuk është shumë shumë romantike, por nuk besoj se do ndahesha.”

Megjithatë, Armina tregoi se Shkëlzeni nuk ia ka bërë një kërkesë të tillë ende.

Kujtojmë se djali i ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha ka qenë njëherë i martuar me Sadijen.

You must be logged in to post a comment Login