Katër arsye se përse shëndeti dhe lumturia janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën

Viteve të fundit ka qenë një dukuri interesante numri i lartë i njerëzve të cilët janë në kërkim të lumturisë.

Raporte të ndryshme kanë treguar se në përgjithësi njerëzit nuk janë edhe aq të lumtur. Por, së fundmi shkencëtarët tregojnë se rritja e niveleve të lumturisë mund të shpijë në shëndet më të mirë, dhe mirëmbajtja e shëndetit të mirë mund t’ju bëjë më të lumtur, transmeton Telegrafi.

Si ndodh kjo?

Ushtrimet fizike

Ushtrimet e rregullta fizike janë vitale për lumturinë dhe shëndetin tuaj.

Një shëtitje në park, një udhëtim me biçikletë apo vrapim në lagje e zvogëlojnë shtypjen e gjakut dhe kolesterolit, e forcojnë sistemin e imunitetit dhe i forcojnë eshtrat.

Përveç kësaj, këto aktivitete i rrisin nivelet e energjisë, vetëbesimin, e përmirësojnë kualitetin e gjumit dhe përqendrimin, e zvogëlojnë stresin dhe e rrisin kreativitetin.

Natyra

Siç e dimë të gjithë, lidhja me natyrën është e mirë për shëndet e për lumturi. Duke ecur në park dhe duke i ushqyer njëkohësisht zogjtë apo duke mbjellë bimë, siç tregojnë shkencëtarët, ka ndikuar që njerëzit që vuajnë nga sëmundjet fizike dhe mendore të përmirësohen.

Stresi

Simptomat fizike nuk shpijnë në mungesë të lumturisë – stresi po. Parashikuesi më i madh i lumturisë është stresi, dhe shpeshherë stresi shpie në mirëqenie të dobët, etj.

Rrjetet sociale

Rrjetet sociale shkaktojnë stres. Njerëzit në Facebook janë 39 për qind më të prirë të jenë të palumtur dhe 55 për qind më shumë të prirë të ndihen të stresuar. Rrjetet sociale janë të mbushura me “jeta të mira të miqve” – pra aty të gjithë miqtë duken të shëndetshëm, të lumtur, të pasur, etj. – e kjo nuk është aspak e vërtetë.

Postimet e miqve ndikojnë që ne t’i krahasojmë jetët tona me të tjerëve dhe kjo na shkakton stres e palumturi! /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login