Italia në “zi”, nuk kishte ndodhur që prej vitit 1958

“Italia, viti zero. Lotët e Buffonit dhe heshtja e San Siros vijnë si një vendim, të cilin as nuk mund t’a apelosh. Mirupafshi Rusi, nuk na kishte ndodhur që prej vitit 1958”.

Kështu e nis shkrimin e saj qendror gazeta e mirënjohur sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”.

Skualifikimi i mbrëmshëm pasi nuk ia dolën me suedezët nuk po kapërdihet në Itali edhe për faktin se për dekada me radhë kanë qenë ata që i kanë dhënë tonin botërorëve dhe europianëve.

Tashmë ata janë hedhur për të gjetur shkakun e gjithë kësaj që ndodhi, por “Gazzetta” shkruan se fajtori nuk është vetëm trajneri dhe as ndonjë lojtar specifik, por ka të bëjë me një frymë, të cilën Italia nuk po arrin t’a gjejë, ndryshe nga ekipet e mëparshme.

You must be logged in to post a comment Login