Familja shqiptare në faqet e gazetave gjermane çështja shkon deri tek ministri

Një familje shqiptare është kthyer në temë dite në mediat Gjermane.  Bëhet fjalë për familjen Ajazi, e cila është cilësuar si shëmbull në integrimin e suksesshëm në vend. Xhezo Ajazi së bashku me gruan dhe tre fëmijët, të cilët jetojnë prej 3 vitesh në Berlin, që prej datës 11 tetor qëndrojnë me frikën e dëbimit.

Sipas bild.de, kthimi në Shqipëri, ku ata nuk kanë asgjë, i përcjell ata ditë edhe natë. Por mesa duket ka një dritë në horizont për këtë familje.

Senatori (ministri) i brendshëm i landit Andreas Geisel ka shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai ka vendosur që çështja e familjes shqiptare të rishikohet dhe të vendoset për fatin e tyre në një moment të dytë.

Fqinjët, të njohurit dhe mediat, duke iu referuar familjes shqiptare shprehnin pakënaqësi për dëbimin e tyre. Dhe shqetësimi ishte i bazuar pasi siç ka thënë edhe shefi gjerman i kompanisë ku punon Xhezo, “shqiptari i tij” punonte sa për tre veta.

Senatori Geisel, më 11 tetor kishte vendosur për dëbimin e familjes ndërsa tashme ai ka ndryshuar qëndrimin dhe së paku për momentin Ajazajt mbeten në Gjermani.

You must be logged in to post a comment Login