Dukja e yjeve shqiptare në festën e “Halloweenit 2017” (Foto)

Data e 31 tetorit në mbarë botën kremtohet si festa e ‘Halloweenit’.

Në trojet shqiptare është e njohur si ‘nata e shtrigave’, kjo pasi në këtë datë shumë persona maskohen, duke u munduar të duken më të frikshëm.

Jo më pak kjo gjë prek edhe personazhet VIP, të cilët gjithashtu i kushtojnë mjaft kujdes festës së Halloweenit.

Shumë prej këngëtareve të njohura të estradës, vendosën që për festën e sivjetme të ‘Halloweenit’ të maskohen në mënyrë mjaft të veçantë.

Shumica prej tyre duken edhe mjaft të frikshme.

Telegrafi ju sjell në vazhdim një listë me dukje ne yjeve shqiptare për festën e ‘Halloween 2017’:

Genta Ismajli

Këngëtarja Genta Ismajli zgjodhi që këtë vit për festën e ‘Halloweenit’ të dket si “Mbretëresha e Dëborës”, duke u grimuar në ngjyrën e bardhë, dhe duke vendosur një kurorë ‘aukulli’ në kokë.

Era Istrefi

Edhe këngëtarja Era Istrefi me rastin e festës së ‘Halloweenit’ zgjodhi një dukje interesante. Me ndihmën e parukierit Kaci dhe grimeres Sellma, Era u maskua si një prej kukullave të famshme të filmit “Bratz”. Veshja prej lëkure e përsosi më shumë këtë detaj të saj.

Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj, Jakub Kindl

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj e cila prej vitesh jeton në Shtete e Bashkuara të Amerikës, këtë vit zgjodhi që për ‘natën e sjtrigave’ të maskohet njëjt sikur i dashuri i saj, hokeisti çek Jakub Kindl. Dyshja në fjalë janë veshur si çifti prindëror në hit filmin e animuar “4 fantastikët”.

Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj

Futbollisti i njohur Granit Xhaka, dhe bashkëshortja e tij leonita shfrytëzuan disa prej efekteve të rrjetit social Instagram, për të krijuar një dukje prej krijesash të shpifura me rastin e festës së ‘Halloweenit’.

Yllka Kuqi

Këngëtarja nga Gjakova duket të jetë nga ato personazhet që nuk e merr mundin të maskohet për ‘Halloween’. Megjithatë, ajo së bashku me motrën e saj të vogël, Violën, pozuan në InstaStory me disa prej efekteve që ofron ky program, dhe ato zgjodhën dhëmbët e kafkës, për të prezantuar në njëlloj forme dukjen e tyre për këtë festë.

Baby G

Të njëjtën gjë, bëri edhe këngëtarja e re e cila deri para pak muajsh ishte pjesë e “ON Records”. Ajo publikoi një fotografi në InstaStory, ku shfaqej me dhëmbët e kafkës, teksa në mbishkrimin e saj uronte festën e ‘Halloweenit’.

Dafina Rexhepi

Filtrave të Instagramit nuk u shpëtoi as Dafina Rexhepi. Ajo publikoi një fotografi bardhë e zi ku shfaqej me imazhin e një vampireje, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruante “Urime Halloweenin”

Kida

Këngëtarja e re Kida zgjodhi një veshje shumë interesante për këtë festë. Megjithëse nuk ishte maskuar apo trukuar, Kida ishte veshur në ngjyrën e portokalltë, që simbolizon kungullin, e që njëherësh është elementi kyç i kësaj feste. Në një fotografi të publikuar në InstaStory, këngëtarja Latifi me anë të efekteve vendosi edhe brirët e djallit.

Rovena Dilo dhe Eranda Libohova

Këngëtare Rovena Dilo dhe Eranda Libohova përveçse kolege, ruajnë një raport shumë të mirë miqësie edhe në përditshmëri. Festa e sivjetme e ‘Halloweenit’ duket t’i ketë lënë me disa shenja të çarash në fytyrë, që këngëtaret i kanë vizatuar enkas, për t’u dukur më “të frikshme” për këtë festë.

Ledina Çelo

Këngëtarja Ledina Çelo është nënë e dy fëmijëve. E njëjta e feston çdo vit këtë festë, për t’u bërë edhe qejfin dy më të vegjëlve të saj. Festa e këtij viti e solli Ledinën të trukuar si një vampire, teksa në një fotografi të hedhur në Instagram, ajo shfaqej pranë djalit të saj Erlisit, i cili kishte veshur një kostum me kafkën e vizatuar. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login